Zyrtarë të këtij klubi kanë thënë se kjo ndihmë hynë në kuadër të ndihmave që rotarianët i kanë dërguar organizatave simotra në komunat e Kosovës, të cilat komuna do t’i shpërndajë për nevojtarët e saj."Bëhet fjalë për një sasi prej 1 toni të fletorëve, një sasie të pajisjeve mjekësore si dhe disa pajisje sportive. Në kuadër të këtij kontigjenti hynë edhe një sasi e barnave e cila pas kalimit të procedurave të verifikimit dhe doganimit do t’u dhurohet institucioneve komunale", ka thënë Selim Hyseni, kryetar i Rotary Clubit në Ferizaj.
Rotary Club i ka dhuruar të premten Komunës së Ferizajt një sasi të madhe të fletorëve për nxënës, pajisjeve sportive si dhe pajisje mjekësore në kuadër të një aktiviteti humanitar, i cili do të bëhet i plotë pas arritjes edhe të një sasie të barnave mjekësore të cilat për momentin ndodhen në procedurën e zhdoganimit.