Kjo kampanjë njëherit ka për qëllim edhe njohjen e qytetarëve lidhur me këtë sëmundje. Specialistja e Mjekësisë Familjare në Ferizaj , Drita Demiri tha se punëtorët shëndetësorë po mundohen që të punojnë mjaft shumë. Demiri tha se pavarësisht shërbimeve që u ofron Qendra e Mjekësisë Familjare në Ferizaj, për këtë kategori të pacienteve duhet edhe të punohet edhe me shumë.
Me një marsh rrugëve të qytetit drejtorët, stafi punues i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare, nxënës të shkollave të mesme dolën në përkrahje të pacientëve të cilët vuajnë nga sëmundja e diabetit e njohur në popull si sëmundja e sheqerit. Kampanjës iu bashku edhe kryetari i Komunës së Ferizajt, Muharrem Svarqa, i cili vlerësoi tejet lartë organizimin e këtij marrshi.