Ky projekt është financuar nga projekti Promovimi i Shoqërisë Demokratike i financuar nga Zyra Zvicerane për Bashkëpunim në Kosovë (SCO-K) dhe menaxhuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF).
U bë e ditur qëllimi i përgjithshëm i projektit është rritja e pjesëmarrjes qytetare dhe krijimi i kushteve të drejta në banim social, të përballueshëm dhe përshtatshëm për çdo qytetar të vendit pa dallim kulturor, social e ekonomik. Projekti targeton grupet e margjinalizuara kulturore e socio-ekonomike, vendimmarrësit lokal, si dhe publikun e gjerë. Meqë përfituesit janë qytetarë të Komunës, Palët pajtohen që të bashkëpunojnë për implementimin e Projektit dhe plotësimin e aktiviteteve të tij në Komunën e Ferizajt.
Këtë të enjte drejtori i Drejtorisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale në Ferizajt, Burim Karameta, Bekim Ramku nga Fondacioni Kosovar i Arkitekturës, si dhe Feriz Mani nga Komiteti komunal për personat me nevoja të veçanta kanë nënshkruar memorandum mirëkuptim lidhur me projektin ‘E drejta qytetare në hapësirat publike dhe banim social”.