Në këtë ekspozitë ishin të paraqitura rreth 100 punime nga të gjitha zhanret e artit e të prezantuara nga të gjitha trevat shqiptare. Punimet e tyre i paraqitën 55 artistë, ndërsa punimet e tyre janë vlerësuar edhe nga juria profesionale e cila përbehej nga Suad Rama profesor i pikturës në Universitetin e Prishtinës, Ibadete Avdiu skulptore si dhe Liridon Sefedini piktor.
Juria vlerësoi me vendin e parë piktorit Muhamet Ahmetin, në vendin e dytë u renditën Lebibe Topalli dhe Naim Spahiu,ndërkaq vendi i tretë i takoi Agim Islamaj në skulpturë.
Hapjen e kësaj ekspozite e bëri Gani Bytyqi, i cili vlerësoi tejet lartë organizimin e kësaj ekspozitë si dhe pjesëmarrjen e artistëve në këtë festë të madhe.
Nga ana tjetër kryetari i komunës së Ferizajt, Muharrem Svarqa , ka përgëzuar të gjithë komunitetin e artistik në veçanti shoqatën “Zef Kolombi”, për organizimin e ekspozitave të tilla.
“Një shoqatë me traditë jashtëzakonisht shumë të frytshme të komunikimit përmes pikturës, skulpturës dhe arteve të tjera, të cilët kanë ndikuar jashtëzakonisht në kultivimin e vlerave artistike të shprehura përmes artit. Jo të gjitha brezat kanë pasur rastin që të komunikojnë lirshëm në mes vetin dhe në mënyrë artistike. Brezi im nuk e ka pasur këtë fat, por pas shkundjeve të vitit 1968 pjesa më e madhe e qytetarëve tanë, kanë pasur mundësinë që lirshëm të shprehin talentin dhe aktivitetin e tyre si përkushtim, dhunti të dhënë nga Zoti, por për të kultivuar edhe përmes procesit mësimor”, ka thënë kryetari Svarqa.
Të pranishmit në këtë ekspozite i ka përshëndetur edhe kryetarja e shoqatës së artistëve figurativ “Zef Kolombi” Lebibe Topalli si dhe Muhamet Ahmeti i cili fitoi çmimin e parë në këtë ekspozitë.
Organizuar nga Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport dhe nga shoqata e artistëve figurativ “Zef Kolombi” sonte në Ferizaj, u hap ekspozita “28 nëntorit-Dita e Flamurit”.