Në këtë ditë komiteti i personave me nevoja të veçanta na bashkëpunim me drejtorin e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, dr. Burim Karametën si dhe kryesuesin e kuvendit Faruk Gurin, organizuan këtë takim.
Ata nga afër dëgjuan hallet e tyre si dhe premtuan se pushteti komunal po bën gjithçka që është e mundur për të ndihmuar këta persona. Ata thanë se së fundmi po realizohen projekti i ashensorit në objektin e komunës, ndërkaq në qytet po bëhen infrastruktura e nevojshme në mënyrë që këta persona të kenë një qasje më të lehtë nëpër qytet.
Në komunën e Ferizajt, janë rreth 1 mijë persona me nevoja të veçanta.
Në ditën ndërkombëtare të tyre, njerëzit me nevojë, u mblodhën edhe në sallën e kuvendit të Komunës të gjithë së bashku për të qarë hallet e tyre.