Fillimisht kryetari Svarqa, këtë të fundit e njoftoi me punën, të arriturat dhe sfidat e institucioneve komunale, si dhe për planet në të ardhmen. Ai ka falënderuar avokati Mazrekaj që ka zgjedhur Ferizajn për të vizituar, dhe ka shpreh gatishmërinë e bashkëpunimit të ngushtë mes këtyre dy Institucioneve.
Ndërsa Avokati Mazrekaj e ka njoftuar kryetarin Svarqa me rolin, detyrat dhe funksionimin e Zyrës së avokatit të shtetit, duke theksuar se është i domosdoshëm bashkëpunimi i kësaj zyre me avokatët komunal.
Në takim është thënë se në të ardhmen avokatët e komunave do të jenë nën mbikëqyrjen e Avokatit të Përgjithshëm të Shtetit, me qëllim të koordinimit të punëve dhe veprimeve për të mbrojtur institucionet shtetërore dhe publike.
Të premten kryetari i Komunës së Ferizajt, Muharrem Svarqa, ka pritur në një takim avokatin e përgjithshëm të shtetit Eset Mazrekaj, me të cilin ka biseduar për mundësitë e bashkëpunimit ndërmjet këtyre institucioneve për të mirën e qytetarëve.