Dëshiroj të përgënjeshtroj pohimet dashakëqia që janë lansuar sot përmes faqeve të ndryshme, se gjoja nuk do të përtërihen marrëveshjet e Komunës së Ferizajt me Karitasin e Kosovës dhe se gjoja të gjithë ata punëtorë të shëndetësisë e të tjerët që janë punësuar sipas kësaj marrëveshjeje, do të mbeten pa kontratë.
Kam konfirmime nga Karitasi se kontratat do të vazhdohen edhe vitin e ardhshëm, kështu që nuk ka arsye për shqetësim rreth kësaj çështjeje.
Muharrem Svarqa
Kryetar i Ferizajt