
“Ishim këtu në kishën katolike në Ferizaj për të uruar Don Viktor Sopin, e përmes tij edhe të gjithë besimtarët katolik të komunitetit tone këtu në Ferizaj dhe më gjerë për këtë festë shumë të rëndësishme të këtij besimi .Me këtë rast edhe shprehëm falënderimin për të gjitha figurat më eminente të kombit të cilët përmes kishës vepruan për thellimin e ndjenjës patriotike nga e cila dolën shumë figura të njohura të rilindjes sonë kombëtare”, ka thënë kryetari Svarqa.
Me rastin e festës së Krishtlindjes të premten kishën “Engjulli i Rojes” e vizitoi kryetari i komunës së Ferizajt Muharrem Svarqa me ekzekutivin e komunës.