Në këtë takim të ekzekutivit, u shqyrtuan shumë çështje në mesin e tyre ishte edhe përgatitja e raporteve të punës njëvjeçare, si dhe planet e tyre të punës për këtë vit.
Ndërkaq drejtuesit e kompanive publike raportuan për punën e tyre që kanë realizuar gjatë vitit që sapo lam pas, ndërkaq kryetarin e Ferizajt, Muharrem Svarqa, e njoftuan edhe me planet e tyre të biznesit që kanë përgatitur për tri vitet e ardhshme.
Kryetari i Komunës së Ferizajt, Muharrem Svarqa, ka ftuar të gjithë ekzekutivin e Ferizajt, në mbledhjen e parë të bordit për këtë vit. Të pranishëm ishin edhe drejtorët e tri kompanive publike të qytetit të Ferizajt.