
Udhëheqja komunale konstatoi ngrohje solide në këto dy shkolla dhe theksoi se është e interesuar për të parë nevojat më të ngutshme të nxënësve dhe mësimdhënësve.
“E pamë që për shkak të mungesës së enegjisë elektrike sot në mëngjes kishte pasur vështirësi me ngrohjen në disa shkolla të komunës, por gjendja po normalizohet”, tha kryetari Muharrem Svarqa.
Drejtori komunal i arsimit, Muhamet Halili, bëri të ditur se në disa shkolla sot paradite nuk janë mbajtur dy orët e para, ndërsa në disa të tjera mësimi është mbajtur me orar të shkurtuar, pasi në mungesë të energjisë elektrike, nuk ka mundur të sigurohet ngrohja.
“Për fat të keq, ende i kemi nja pesë-gjashtë shkolla pa gjenerator”, u shpreh drejtor Halili.
Drejtoria e paraleles së ndarë në Muhoc tregoi se vitin e kaluar kjo shkollë ka siguruar një pus për furnizim me ujë dhe rrethojat, por nevojë më e madhe për 130 nxënësit e këtushëm paraqiten terrenet sportive.
Udhëheqja komunale konstatoi kushte të mira pune e mësimi në gjimnazin “Kuvendi i Arbërit dhe në shkollën e Muhocit dhe theksoi se është e interesuar për të parë nevojat më të ngutshme të nxënësve dhe mësimdhënësve.