Projekti “Gara e Kosovës për Mjedis të Pastër” do të përfshijë katër regjione me 16 komuna të Republikës së Kosovës. Kjo është një garë përmes së cilës, nëse komuna i arrin objektivat e perfomancës, fiton grant.
Për përftiminin e këtij granti duhet të hartohet edhe plani komunal për menaxhimin e mbeturinave, duhet të bëhet rritja e mbulueshmërisë së shërbimeve, rritja e inaksimit si dhe duhet të bëhet eliminimi i deponive ilegale.
Partner i këtij projekti është edhe Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor.
Në kuadër të lansimit të programit të skemës së granteve për performancë në menaxhimin e mbeturinave, të hënën edhe në Ferizaj është bërë prezantimi i këtij programi nga përfaqësues të GIZ-it gjerman, para drejtuesve të pushtetit lokal të Ferizajt.