Familjet ferizajase që jetojnë në skajshmëri sociale thanë se ndjehen tejet të kënaqur me këtë ndihmë të ofruar nga kjo organizate. Ata thanë se u janë mirënjohës të gjithëve për këto lloj ndihma që po ju ofrohen atyre në vazhdimësi.
Nga ana tjetër drejtori i shëndetësisë dhe mirëqenies sociale, dr. Burim Karameta, theksoi se bashkëpunimi me këtë organizatën “Human Appeal International” , po vazhdon dhe janë ndihmuar shumë familje ferizajase.
“Javën e kaluar këto familje janë ndihmuar me dru për djegie ndërkaq këtë javë po ndihmohen edhe me shporete. Ne falënderojmë këto organizate që vazhdimisht po përkujdeset për familjet më gjendje të rëndë ekonomike” u shpreh drejtori Karameta.
Ndërkaq përfaqësuesi i organizatës “Human Appeal International”, Naser Gashi tha se po mundohen që t’ju dalin në ndihme të gjitha familjeve skamnore që kanë nevojë.
U bë e ditur se bashkëpunimi mes komunës dhe kësaj organizate do të vazhdojë edhe në të ardhmen.
Organizata “Human Appeal International” në bashkëpunimin me Drejtorinë e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale ndihmuan dhjetë familje me shportë.