Hapjen e kësaj ekspozite e bëri drejtori i Drejtorisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit në Ferizaj, Naim Ferati. Ai me këtë rast ka theksuar se hapja e kësaj ekspozite është një ngjarje tejet e rëndësishme që po bëhet në prag të shënimit të 8-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës. Ai ka thënë se ndarja e çmimit Gursel Sylejmani tashmë është bërë tradicional që 8 vite me radhe.
Ndërkaq kryetarja e Shoqatës së Artistëve Figurativ ”Zef Kolombi” ka falënderuar të gjithë artistët që me punimet e tyre kanë kontribuar që kjo ekspozitë te jetë e një niveli të kënaqshëm. Ajo me këtë rast ka falënderuar edhe jurinë profesionale e cila ka bërë përzgjedhjen e 51 artistëve që punimet e tyre ti ekspozojnë në këtë ekspozitë.
Ndërkaq Faton Mazreku, fitues i çmimit Gursel Sylejmani, ka falënderuar të gjithë për përkrahjen e dhënë.
Jurinë profesionale për përzgjedhjen e punimeve e përbenin Zake Prelvukaj -piktore, Habib Musli -piktor si dhe Hazir Reka-fotograf.
Në galerinë e arteve në Ferizaj, sonte u hap ekspozita kolektive kushtuar "17 Shkurtit – Ditës së Pavarësisë së Kosovës.