
Avni Grainca nga fshati Cërrnillë thotë se me këtë veprimtari nisi merrej para një viti dhe angazhimi i tillë i ka krijuar edhe vetëpunësim. Ai thotë se nuk e pati të lehtë këtë rrugë por ia doli me vullnetin e fortë për zhvillim e bujqësisë.
“Me këtë veprimtare ka disa vite që merrem. Për mua është kënaqësi shumë e madhe që të bëjë me kultivimin e luleve dhe spinaqit, dhe përmes kësaj unë sigurojë edhe një pagë të mirë për familjen timë”, ka thënë Grainca.
Duke e parë rezultatin e arritur nga serrat e dhëna vitin e kaluar komuna e Ferizajt në javën e ardhshme do të shpallë tenderin edhe për 14 fermerë të tjerë që nuk patën rastin të përfitojnë deri më tani.
Drejtori komunal për Bujqësi dhe Pylltari Xhemajl Reçica thotë do të jepen rreth 60 mijë euro të tjera për ta stimuluar këtë veprimtari.
“Edhe këtë vit janë paraparë 14 serra, ku është shpallur tenderi për to dhe në fund të muajit pritet të shpërndahen ato, dhe ka të interesuar mjaft për bujqësitë. Kërkesat më të mëdha janë për mjderë për arsye se çmimi i mjedrës është i volitshëm dhe i garantuar për treg dhe ka interesim shumë të madh për këtë kulturë”, tha Reqica.
Veç punës me serra ku janë kultivuar disa lloje të perimeve, mjaft e suksesshme është treguar edhe veprimtaria me lopët qumështore. Musa Ajvazi nga fshati Softaj thotë se ka krijuar një ekonomi të vogël e të qëndrueshme familjare me shitjen e qumështit. Sipas tij nëse ka vullnet arrihet leverdi edhe në këtë fushë.
“Në vazhdimisht bëjmë shitjen e qumështit dhe kemi mjaft leverdi nga kjo punë të cilën e bëjmë dhe kjo është një punë e garantuar për ne”, ka thënë Ajvazi.
Komuna e Ferizajt veç investimeve në shumë fusha bujqësore po planifikon që sivjet të nxisë sa më shumë edhe kultivimin e mjedrës. Janë planifikuar 63 mijë euro për këtë subvencion, por me disa donatorë po mendohet të rritet sa më shumë kultivimi edhe i kësaj peme të imët e panjohur më parë në këto anë.
Komuna e Ferizajt këtë vit do të stimulojë edhe 14 fermerë për ndërtimin e serrave. Konsiderohet se kjo veprimtari po zgjidh problemet ekzistenciale të disa familjeve.