Në këtë takim janë diskutuar çështje të shumta, por njëra ndër to, ishte edhe ajo që të zhvillohet edhe një takim mes partnerëve strategjik, komunës dhe USAD-it për të pasur një mbledhje të përbashkët me të gjitha ata që janë të interesuar që të kultivojnë mjedrën.
Në këtë takim të dyja palët janë takuar që një takim i tillë duhet të mbahet në mënyrë që në qytetin e Ferizajt të shtohen kultura të tjera të imëta, siç janë mjedrat, dredhëzat, manat etj.
U bë e ditur se bashkëpunimi mes Komunës së Ferizajt dhe USAD-it amerikan do të vazhdojë edhe në të ardhmen.
Të hënën, kryetari i Komunës së Ferizajt, Muharrem Svarqa, i shoqëruar edhe nga drejtori i Bujqësisë, Xhemajl Reqica, kanë pritur në një takim drejtuesi të USAD-it amerikan.