Përfituesit e mundshëm të granteve qeveritare morën informacione për kriteret e pranueshmërisë së programeve të tyre të zhvillimit rural.
Zyrtarë të Ministrisë së Bujqësisë u shpjeguan atyre në detaje se si duhet përgatitur një projekt konkurrues në sektorë të ndryshëm bujqësor, duke i njoftuar se nga 25 shkurti, ka filluar aplikimi për grante.
“Faza e aplikimit vazhdon deri më 25 prill, për masën 101 (investimi në ferma) dhe 302 (diversifikimi i fermës dhe zhvillimi i biznesit), masa 103, e cila ka të bëjë me industrinë përpunuese, do të shpallet me 145 mars (sipas informatës sime të fundit), kurse afati për aplikim për këtë masë do të jetë deri më 25 prill, kurse për dy masat e para që i përmenda, do të jetë deri më 5 prill. Pas aplikimit, vjen faza e vlerësimit të projektev, e cila merr kohë varësisht nga numri i aplikuesve”, tha Arban Hoxha, zyrtar i lartë për investime në ferma në Ministrinë e Bujqësisë
Edhe pushteti lokal i Ferizajt po bën përpjekje që t’i vetëdijësojë fermerët e këtushëm rreth përpilimit të planeve të tyre të investimeve për t’iu afruar më lehtë përfitimit.
Drejtori i bujqësisë, Xhemajl Reçica tha se bujqit e Ferizajt po interesohen më tepër për ngritje të pemishteve, kryesisht pemëve të imëta.
“Synimi ynë ka qenë t’i informojmë fermerët se si të përgatiten për një grant qeveritar. Ne e kemi ngritur shqetësimin se Komuna e Ferizajt ka qenë shpeshherë komunë e anashkaluar, prandaj ky është një rast i mirë për fermerët që t’i martrin njohuritë e praktikave rreth aplikimit për grante”, tha drejtori Reçica.
E, Visar Aliu nga firma përpunese e pemëve të imëta “Besiana G”, që në vitin 2014 kishte përfituar një grant qeveritar, tha se sërish synon të konkurojë për të zgjeruar biznesin.
Fermerëve të Ferizajt, Shtimes, Lipjanit dhe Kaçanikut iu paraqitën sot programet e granteve të Ministrisë së Bujqësisë Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural.