Në një ceremoni rasti, ku merrnin pjesë udhëheqës të lartë të Kosovës, të KFOR-it, kryetarë të komunave përreth, përfshirë e kryetarin e Ferizajt Muharrem Svarqa, zyrtarisht e u inaugurua Brigada e Dytë e Këmbësorisë e Ekipit Luftarak, në krye me kolonel Ros L. Gammon nga Pensilvania e SHBA.
Kjo gjeneratë e ushtarëve njihet si KFOR 21.
Sot në kampin Bondsteel, u bë ndërrimi i rregullt i komandës në Grupin Shumëkombësh të Betejës-Lindje.