Ky organizim ishte bërë me qëllim që të asaj që të bëhet promovimi i të drejtave të fëmijëve me aftësi të kufizuara si dhe sensibilizimi i shoqërisë për pozitën e fëmijëve me aftësi të kufizuara si dhe socializmin e fëmijëve me aftësi të kufizuara në shoqëri.
“Gjendja e fëmijëve me aftësi të kufizuara nuk është edhe e kënaqshme. Në organizatën tonë janë rreth 200 fëmijë deri në moshën 18 vjeçare”, ka thënë Xhemile Murseli, përfaqësuesja e organizatës Handikos.
Aktivitetit të organizatës Handikos iu bashku edhe kryetari i Komunës së Ferizajt, Muharrem Svarqa. Ai vlerësoi tejet lart këtë organizim duke theksuar se Komuna e Ferizajt po bënë gjithçka të respektoje të drejtat e të gjithë fëmijve.
“Mendojë së është një aktivitet sensibilizues që duhet të përkrahet. Komuna e Ferizajt, ka vënë në shërbim të gjitha mundësitë për përkrahjen e këtyre aktiviteteve, por në veçanti për përkrahjen e fëmijëve sepse kohëve të fundit kemi hartuar edhe një rregullore për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve si pasuri e veçantë e shoqërisë”, ka thënë kryetari Svarqa.
U bë e ditur se me mjetet e grumbulluara , do të organizohet një ekskursion për fëmijët me aftësi të kufizuara.
Përmes shitjes së produkteve ushqimorë, edhe organizata Handikos ka shënuar 1 Qershorin-Ditën ndërkombëtare të fëmijëve.