Nënpresidenti Biden me këtë rast mbajti një fjalim emocionues, gjatë të cilit tha se kjo rrugë do të vizitohet edhe nga brezat e ardhshëm të familjes Biden. Ai shprehu besimin se kosovarët do të ndërtojnë një vend të lirë, ku mund të realizohen ëndrrat dhe shpresat, që u janë mohuar aq kohë.
Kurse Kryeministri Mustafa i tha Nënkryetarit Biden se kosovarët i konsiderojnë shtëpitë e tyre edhe shtëpi të miqve, ndaj miqtë si Nënpresidenti amerikan, nuk kanë nevojë për ftesë, sa herë duan ta vizitojnë Kosovën.
Skaj rrugës, afër kampit Bondstill, u zbulua edhe një pllakë për të birin e ndjerë të Joe Bidenit, Joseph Beau Biden III, në shenjë nderimi për kontributin e dhënë pas luftës në vënien e themeleve të sistemit juridik në Kosovë.
Në këtë ceremoni morën pjesë edhe kryetari i Ferizajt Muharrem Svarqa dhe drejtori i kulturës Naim Ferati.