
Kryetari Svarqa ka deklaruar me këtë rast se edhe ferizajasit ndihen krenarë që një bashkëkombëse e tyre e madhe, po vihet edhe një herë në qendër të vëmendjes së botës më të përparuar, si shpërblim ndaj shpirtit të madh dhe veprimtarisë së jashtëzakonshme humanitare të Gonxhe Bojaxhiut, me të cilën ndihemi mirë të gjithë ne.
Nëpër hapësirat e qytetit janë vendosur mbishkrime dhe foto të Nënë Trezës me porositë e saj për dashuri e paqe.

