Në këtë takim morri pjesë edhe kryetari i Komunës së Ferizajt, Muharrem Svarqa i shoqëruar edhe nga drejtori i kulturës, rinisë dhe sportit Naim Ferati, përfaqësues të ambasadës së Gjermanisë në Kosovës, drejtues të Ministrisë së Kulturës si dhe mysafirë te tjerë.
Me këtë rast numri një i qytetit të Ferizajt, Muharrem Svarqa, ka thënë se Komuna e Ferizajt do të bëjë gjithçka që është e mundur për themelimin Zyrës Rajonale për Bashkëpunim Rinor.
Ky takim synonte që të ofroje informacione lidhur me rolin e ardhshëm të Zyrës Rajonale për Bashkëpunim Rinor në rajon, ndikimin e mundshëm që mund të ketë në rajonalizimin e organizatave rinore dhe atyre të shoqërisë civile, duke krijuar lidhje dhe projekte potenciale rajonale në të ardhmen.
Misioni në Kosovë i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), në bashkëpunim me Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve të enjten ka mbajtur një takim informues, qëllimi i së cilit ishte ngritja e vetëdijesimit për Zyrën Rajonale për Bashkëpunim Rinor (ZRBR) që do të themelohet së shpejti në mes strukturave rinore, organizatave të shoqërisë civile dhe institucioneve lokale.