Këtë punëtori nga afër e ka përcjellur edhe numri një i qyteti të Ferizajt,Muharrem Svarqa. Ai me këtë rast ka vlerësuar se Plan Zhvillior Komunal është dokument shumë i rëndësishëm dhe gjithëpërfshirës për zhvillimet e gjithëmbarshme të komunës.
Edhe drejtori i Drejtori i Drejtorisë Komunale të Urbanizmit në Ferizajt, Faik Grainca ka theksuar se Plani Zhvillimor Komunal është njëri prej planeve më të rëndësishme për shkak të asaj, se prej këtij plani varet qytet i Ferizajt për 8 vitet e ardhëshme.
Në këtë punotori po marrin pjesë zyrtarë komunal të të gjitha Drejtorive, drejtues të firmës konsulente “Insi”, përfaqësues të kompanive publike, përfaqësues të KEDS-it, postës së Kosovs, drejtues të Policisë së Kosovës, OJQ-të, si dhe përfaqësuesit e fshatrave të Komunës së Ferizajt.
Kjo puntori po bëhet pas przentimit të profilit të Komunës së Ferizajt që po bëhet në kuadër të planit Zhvillimor Komunal(PZHK).Puntëoria do të vazhdojë edhe gjatë ditës së neserme.
Edhe këtë të shtunë po vazhdon të mabeht puntëtoria për Planin Zhvillimor Komunal (PZHK) për Komunën e Ferizajt.