
Në këtë Kongres edhe këtë vit, po merr pjesë edhe kryetari i Ferizajt, Muharrem Svarqa dhe kryetari i Pejës Gazmend Muhaxheri.
Delegacioni nga Kosova gjatë këtij Kongresi do të ketë edhe takime të ndara me zyrtarë të lartë të CDU-së dhe delegacione të tjera të partive popullore evropiane.
Tashmë gjithçka është gati për fillimin e Kongresit të 29-të të CDU-së në Essen të Gjermanisë. Në këtë Kongres kancelarja Angela Merkel kërkon mandatin e ri për të drejtuar CDU-në partinë më të madhe në Gjermani.